Flash News

Kosova

Breshëri armësh në një kafene në Kosovë, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Breshëri armësh në një kafene në Kosovë, një

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një kafene në Skenderaj, Kosovë, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21. I vdekur ka mbetur një 39-vjeçar, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, dyshohet se autorë kanë qenë dy persona të maskuar që janë larguar në drejtim të paditur.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafene në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në hetimet  fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona. Njëri nga të lënduarit viktima N. L, 39 vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafene kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit