Flash News

Kosova

Breshëri plumbash autobusit me nxënës në Kosovë, shkon në katër numri i viktimave, mes tyre dy të mitur

Breshëri plumbash autobusit me nxënës në Kosovë, shkon

Shkon në katër numri i viktimave pasi u qëllua me breshëri plumbash një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit në Kosovë mbrëmjen e sotme.

Sipas gazetës Express, të vdekur kanë mbetur shoferi, fatorino dhe dy nxënës.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se autobusi po transportonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Viktimat nxënës dyshohet se janë të shkollës së mesme, Genta Mustafaj, 17-vjeçare dhe Ledion Hamzaj, 18-vjeçar.

Nga të shtënat janë raportuar edhe disa të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë. Deri tani raportohet se disa persona të maskuar sulmuan me kallashnikov në drejtim të autobusit.  

Rrethanat janë ende të paqarta.

Të fundit