Flash News

Kosova

Britania dhe Franca në OKB: Kosova duhet njohur ndërkombëtarisht

Britania dhe Franca në OKB: Kosova duhet njohur ndërkombëtarisht

Në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë ndaj vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar njohjen si një hap thelbësor për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për zhvillimin e plotë të vendit.

Përfaqësuesja britanike theksoi mbështetjen e palëkundur të Londrës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimin e saj demokratik. 
“Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës.”, tha ajo. 

Në të njëjtën seancë, përfaqësuesi i Francës në OKB, Jay Dharmadhikari, kërkoi që autorët e sulmit terrorist në Banjskë të sillen para drejtësisë:

“Është e papranueshme që kryesit e sulmit në Banjskë të mbesin në liri më shumë se dy vjet pas këtyre ngjarjeve. Është kritike që të gjithë kryesit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë.”

 Deklaratat e Britanisë dhe Francës përforcojnë qëndrimin e vendeve perëndimore për nevojën e njohjes së plotë të Kosovës dhe për ndëshkimin e akteve të dhunshme që cenojnë sigurinë rajonale. Mesazhi është i qartë: pa drejtësi dhe njohje të plotë, nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan.

 

Të fundit