Flash News

Kosova

Britania zgjat praninë ushtarake në Kosovë deri në 2028-ën: Angazhimi për paqen në Ballkan mbetet i palëkundur

Britania zgjat praninë ushtarake në Kosovë deri në

Qeveria britanike ka konfirmuar sot se do të zgjasë praninë e saj ushtarake në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë edhe për tre vite të tjera.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kontribuojë me një njësi rezerve të përbërë nga qindra trupa britanike, të cilët do të jenë të gatshëm të dislokohen me shpejtësi në rast se kërkohet ndërhyrje.

Një nga dislokimet më të fundit ndodhi në vitin 2023, pas përplasjeve të dhunshme në veri të Kosovës, ku u shënjestrua Policia e Kosovës.

“Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Me këtë vendim ne riafirmojmë rolin tonë si një partner i qëndrueshëm i NATO-s dhe si një mbrojtës i vlerave të stabilitetit dhe demokracisë,” deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer.

Zgjatja e mandatit është pjesë e strategjisë “NATO së pari” që Londra ka përfshirë në Rishikimin e saj të Mbrojtjes, duke synuar forcimin e sigurisë rajonale dhe mbrojtjen e interesave strategjike britanike.

Vendimi u publikua në të njëjtën ditë kur kryeministri Starmer po pret në Londër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve janë bashkëpunimi rajonal dhe menaxhimi i migracionit të parregullt.

Të fundit