Flash News

Kosova

Bruksel/ Borell dhe Kurti përplasen në konferencë, shkak marrëveshja e Asociacionit 

Bruksel/ Borell dhe Kurti përplasen në konferencë, shkak

Është shoqëruar me replika çështja e zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Në konferencën e përbashkët në Bruksel, Kurti tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit, ndërsa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni.

“Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lart për të kënaqur politikanët e caktuar s’janë demokratike e unë jam demokrat dhe besoj se kapitujt e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë s’duhet të jenë për të shpëtuar lëkurën e një politikani por t’i shërbejnë popullit dhe kam frikë se ky Asociacion është në shërbim të Beogradit shumë më shumë se sa ndonjë qytetari serb të Kosovës të cilëve u shërbej poaq si kryeministër i kësaj republike”, tha Kurti.

“Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundshme implementimin e marrëveshjes së Asociacionit që është lidhur nga përfaqësuesit e të dy palëve në pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve dhe në kuadër të dialogut dhe më vjen keq kryeministër më duhet t’ju kërkojë për implementimin e kësaj marrëveshje.

E di se ka marrëveshje të pa implementuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, tha nga ana tjetër Borell.

Të fundit