Flash News

Kosova

Brukseli: Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do mbahet të mërkurën

Brukseli: Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do mbahet

Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet më 7 korrik në Bruksel. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se takimi i ardhshëm në kuadrin e Dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin e kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel këtë të mërkurë 7 Korrik”, tha Stano në një përgjigje për “Zërin”.

Ai theksoi më tej se takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiç do të mbahet kur të pajtohen të dyja palët.

“Sa i përket takimit të Nivelit të Lartë midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb, ne do të njoftojmë për një takim të tillë nëse dhe kur të jetë e përshtatshme”, përfundoi Stano.

Të fundit