Flash News

Kosova

Bullgaria rrit praninë e saj në Kosovë, nis 100 trupa në misionin e NATO-s

Bullgaria rrit praninë e saj në Kosovë, nis 100 trupa në

Bullgaria po përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtrave për t’u bashkuar me forcën e NATO-s në Kosovë.

“Sot në Yambol do të mbahet ceremonia e dërgimit të një kontingjenti ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyra për Forcën Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ceremonia do të zhvillohet në orën 10:30 në sheshin qendror përballë ndërtesës së bashkisë. Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur “gati luftarake” nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë që do të mbahet sot do të marrin pjesë zëvendës-shefi i mbrojtjes, gjenerali Mikhail Popov dhe komandanti i forcave tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov.

 

Të fundit