Flash News

Kosova

Burg përjetë autorëve të vrasjes së Liridona Ademajt, Osmani: Mesazh i fuqishëm kundër dhunës ndaj grave

Burg përjetë autorëve të vrasjes së Liridona Ademajt,

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ish-partneri i saj është dënuar me burgim të përjetshëm.

Osmani ka vlerësuar se vendimi i gjykatës përbën një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj grave dhe një riafirmim të domosdoshmërisë për mbrojtjen e jetës së tyre.

“Sot drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë. Fatkeqësisht, asnjë aktgjykim nuk e kthen kohën prapa dhe nuk e kthen Liridonën në jetë. Mirëpo sot u riafirmua një parim themelor: çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë. Ky vendim është një mesazh i qartë se dhuna ndaj grave nuk mund të relativizohet as të tolerohet,” ka deklaruar ajo.

Ajo shtoi se ky vendim përbën një shtysë të rëndësishme për forcimin e mbrojtjes së grave dhe trajtimin serioz e në kohë të çdo rasti dhune.

“Është shtytja e domosdoshme që jetët e grave të mbrohen dhe çdo rast dhune të merret seriozisht e të trajtohet në kohë,” theksoi Osmani.

Të fundit