Flash News

Kosova

Burri vret gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit në Kosovë

Burri vret gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së mërkurës në Kosovë. Një grua shtatzënë, dyshohet se ka mbetur e vdekur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare,  në Prishtinë. 

Mësohet se gruaja rreth 35 vjeç është vrarë nga ish bashkëshorti i saj.

Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë me arme zjarri në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur bashkë me foshnjën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia. 

 

 

Të fundit