Flash News

Kosova

Cakaj kandidat për deputet në Kosovë pas largimit si ministër? Reagon PDK

Cakaj kandidat për deputet në Kosovë pas largimit si

Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Pas dorëheqjes së Gent Cakajt si ministër i Jashtëm në Detyrë, në Kosovë u ngritën aludimet se mund t’i bashkohet listës zgjedhore së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha në emisionin “Frontal” në T7 duke thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare.

Të them të drejtën janë të mirëseardhur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë derën e hapur në PDK. Mendoj që edhe përgjigja e tij ishte konkrete.

Është i mirëseardhur çdo qytetarë, por mbettë zotëri Cakaj që të mendoj vet se a dëshiron që ti bashkohet politikës apo të fokusohet tek familja e vet, apo plane të tjera. Ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Nuk ka konfirmim konkret. Po flas në kuptimin zyrtar të PDK-s”, tha Sejdi Hoxha.

 

 

Të fundit