Flash News

Kosova

Caktohet seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të UÇK

Caktohet seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të UÇK

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar datën e seancës së radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Seanca do të mbahet më 21 korrik në orën 14:30.

Seanca do të mbahet nën prezencën e trupës mbrojtëse, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë, teksa pritet të njoftohet edhe ecuria e çështjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Palët kanë të drejtë deri më 16 korrik t'i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim ose në të kundërt argumentet e tyre do t'i japin në gjykatë. Ndërkohë më 14 korrik do të jepen detaje përmes një konference, lidhur me çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Të fundit