Flash News

Kosova

CDC fut Kosovën në listën e “zonave të kuqe” për transmetimin e Covid-19

CDC fut Kosovën në listën e “zonave të kuqe”

Pas më shumë se gjashtë muajsh në kategorinë e udhëtimeve me rrezik më të ulët të nivelit 3 të Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është përditësuar lista e vendeve me potencial të lartë rreziku për transmetimin e Covid-19.

Mediet e huaja shkruajnë se 12 vende të reja i janë shtuar listës nga CDC, mes tyre renditet edhe Kosova si vend që paraqet rrezikshmëri të lartë për transmetimin e virusit.

CDC vendos një destinacion në nivelin e “rrezikshmërisë së lartë” kur një vend shënon më shumë se 500 raste për 100,000 banorë janë regjistruar në 28 ditët e fundit. Bazuar në nivelin e rrezikshmërisë, CDC udhëzon udhëtarët të shmangim këto zona.

Për ta përmbledhur, 12 vendet e shtuara këtë javë janë:

• Anguilla

• Brazili

• Kili

• Ekuador

• Guiana Franceze

• Kosovë

• Meksikë

• Moldavia

• Paraguaj

• Filipinet

• Shën Vincenti dhe Grenadinet

• Singapor

Të fundit