Flash News

Kosova

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Veri të Kosovës

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Veri të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat në Veri të Kosovës.

Megjithatë, nuk është certifikuar rezultati i kandidatëve për asamble në Leposaviq.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se ne Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) nuk është bërë asnjë ankesë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

 “Ne kemi kërkuar nga PZAP nëse ka pasur ndonjë ankesë brenda 24 orëve të shpalljes së rezultatit. Nga PZAP, dje na kanë njoftuar se brenda afatit të përcaktuar ligjor, nuk ka parashtruar askush ankesë. Andaj janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve“, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 23 prillit, në veri të Mitrovicës dhe Leposaviqit ka dalë fituese Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan e Zubin Potok, Partia Demokratike e Kosovës.

 

 

Të fundit