Flash News

Kosova

Cilësoi Vuçiç si "këlysh i Rusisë", ministres nga Kosova i hakojnë adresën

Cilësoi Vuçiç si "këlysh i Rusisë",
Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla

Pak ditë pasi cilësoi Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, si “këlysh i Rusisë”, ministres së Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, i është hakuar dhe bllokuar llogaria e saj në Facebook.

Lajmin e bën me dije vetë ministrja përmes një postimi në Tëitter, ndërsa sjell në kujtesë deklaratën e Vuçiç për “dialog ose konflikt” me Kosovën.

‘“Politika e këlyshëve rusë” më la pa hyrë në llogarinë time të Facebook. Kujtojmë se Vuçiç deklaroi që nëse nuk do ketë marrëveshje me anë të dialogut me Kosovën, mund të plasë edhe ndonjë luftë mes dy vendeve. Gjithashtu ai e krahasoi situatën me atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërmjet të cilëve shpërtheu një konflikt i armatosur pas një ‘ngrirjeje’ të situatës’, shkruan Meliza Haradinaj-Stublla.

Të fundit