Flash News

Kosova

Covid-19 ‘detyron’ Kurtin të anulojë takimin në Austri, mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Covid-19 ‘detyron’ Kurtin të anulojë takimin në

Infektimet nga Covid-19 në Kosovë po rriten çdo ditë me ritme të larta. Dje qeveria vendosi të miratojë masat e reja atniCovid, duke rikthyer orën policore për qytetarët dhe duke shtyrë hapjen e vitit shkollor.

Pak më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar takimin e tij në Forumin Evropian Alpbach 2021, në Austri dhe ka urdhëruar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ende nuk është bërë e ditur ora se kur do të zhvillohet mbledhja e këshillit.

Vetëm në 24 orët e fundit Kosova regjistroi 18 viktima nga Covid-19, ndërsa infektimet kanë qenë thuajse për disa ditë radhazi në shifon mbi 2 mijë.

 

Të fundit