All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ 10 humbje jete, rritet ndjeshëm numri i infeksioneve në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë/ 10 humbje jete, rritet ndjeshëm numri i
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 10 humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë numri i infeksioneve ditore ka pësuar rritje të ndjeshme.

Instiuti i Shëndetit Publik bëri me dije se nga 4.733 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 914 raste. 

All - Paragraf - 3

Prishtina ka numrin më të lartë të tyre me mbi 300 raste. Pas saj renditet Gjakova, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica.

Gjithashtu janë shëruar 602 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 72.415 raste. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 13.726.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 87.981 raste dhe 1.840 viktima.

Të fundit