Flash News

Kosova

COVID-19 në Kosovë, 12 persona humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Kosovë, 12 persona humbin jetën gjatë 24

491 infektime janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orët e fundit në 1137 tampone që janë kryer. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të shtunën janë regjistruar edhe 66 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 6,634.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Të fundit