Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë: 754 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orë

Covid-19 në Kosovë: 754 të infektuar dhe 8 viktima në 24

Kosova ka raportuar bilancin e fundit të koronavirusit. Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 754 raste të reja me infeksion, ndërsa 8 qytetarë kanë humbur jetën.

Në të gjithë vendin janë nga fillimi i pandemisë e deri tani, 23.823 raste aktive me Covid-19. Krahasuar me një ditë më parë, numri i viktimave ka pësuar rritje, ndërsa ka rënë numri i të infektuarve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 146 qytetar, ndërsa në total 808.328 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Javën e kaluar qeveria e Kosovës rishikoi masat kufizuese antiCovid dhe vendosi t’i ndryshojë me qëllim lehtësimin e qarkullimit edhe të qytetarëve.

Covid-19 në Kosovë: 754 të infektuar dhe 8 viktima në 24

Të fundit