Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ 773 raste të reja dhe katër viktima

Covid-19 në Kosovë/ 773 raste të reja dhe katër viktima

Edhe ditën e sotme Kosova ka regjistruar një numër të lartë shifrash me Covid-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 773 raste të reja dhe katër viktima.

Numri total i rasteve pozitive që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 26.121 ndërkohë që në total numri i viktimave ka shkuar në 777.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes.

Të fundit