Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ Bien ndjeshëm shifrat, vetëm 25 raste në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë/ Bien ndjeshëm shifrat, vetëm 25 raste

Shifrat me Covid-19 në Kosovë kanë rënë ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit. Instituti i Shëndetësisë Publike bëri me dije se bilanci ditor është një viktimë dhe 25 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.333 testime. Gjithashtu janë shëruar 196 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 99.824. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 4.889.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 106.939 raste pozitive dhe 2.226 viktima.

Të fundit