Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë, katër jetë të humbura dhe 229 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, katër jetë të humbura dhe 229 raste
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar katër viktima dhe 229 raste të reja me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik raportoi për 1.294 testime të kryera.

Rastet e vdekjes janë nga komunat, Prishtinë, Prizren, Malishevë  dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 51.731 raste dhe 1.340 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.176. 

Të fundit