Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë, mbi 1.300 raste të reja dhe një viktimë në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, mbi 1.300 raste të reja dhe një

Numri ditor i rasteve me Covid-19 në Kosovë është rritur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.370 infeksione, ndërsa numri i testimeve është mbi 9 mijë.

Gjithashtu një person ka humbur jetën. Autoritetet kosovare bëjnë me dije se janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 106.056.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 6.815. Sa i përket procesit të imunizimit janë kryer mbi 559.007 vaksinime, ndërsa 202.647 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Të fundit