Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ Pesë humbje jete dhe 187 raste pozitive në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë/ Pesë humbje jete dhe 187 raste pozitive
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar pesë humbje jete me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se nga 2.944 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 187 raste.

Gjithashtu janë shëruar 456 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 94.630. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 8.567.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 105.375 raste pozitive dhe 2.178 viktima.

Të fundit