Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 10 viktima dhe 521 raste të reja

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 10 viktima dhe 521 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 viktima dhe 521 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 nga 145.363 persona të dyshimtë, ndërsa janë regjistruar në total jane 1.026 raste të vdekjeje.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).

Të fundit