Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 14 viktima dhe 560 raste të reja në 24 orë

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 14 viktima dhe 560 raste të reja
Ne foto: Spitali Covid ne Kosove

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si dhe janë konfirmuar 560 raste të reja infektimi.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

Të fundit