Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 345 raste pozitive dhe 8 viktima

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 345 raste pozitive dhe 8 viktima

Instituti i Shëndetiti Publik të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima dhe 345 raste pozitive me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 48.682 nga 171.154 persona të dyshimtë, dhe 1.248 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 436 pacientë dukë bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot të shkojë në 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive në 11.208.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Drenas 6 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok.

Të fundit