Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Covid-19 në Kosovë/ Rriten sërish rastet pozitive, regjistrohen dy viktima
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona nga Covid-19 dhe janë regjistruar 186 raste të reja.
Gjithashtu, janë shëruar 54 pacientë duke e çuar numrin total në 15.088 raste, ndërsa janë regjistruar deri tani 663 viktima.
Ministria e shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskat dhe të respektojnë distancën.
Njoftimi i plotë:
54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK).
Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!