Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë, shtatë humbje jete dhe 335 raste pozitive në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, shtatë humbje jete dhe 335 raste pozitive
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë jetë të humbura nga Covid-19 dhe 335 raste pozitive nga 3.252 testime të kryera.

Prishtina, Ferizaj dhe Mitrovica janë komunat me numrin më të lartë të infeksioneve ditore.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se janë shëruar 484 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 90.812. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 10.878.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 103.815 raste me koronavirus dhe 2.125 viktima.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00