Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë, tetë viktima dhe 771 raste në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, tetë viktima dhe 771 raste në 24
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tetë viktima nga Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se nga 3.937 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë  771 raste.

Prishtina mbetet vatra e nxehtë me më shumë se 200 raste ditore, e cila ndiqet nga Prizreni dhe Gjilani.

Gjithashtu janë shëruar 666 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 67.731 raste. Që prej fillimit të pandemisë, numri total i të infektuarëve është 81.392.

Ndërkohë gjithësej janë regjistruar 1.752 humbje jete. Numri i rasteve aktive është 11.909.

Të fundit