Flash News

Kosova

Covid-19/ Presheva shpall gjendjen e jashtëzakonshme, i kërkon ndihmë Shqipërisë dhe Kosovës, por deri tani vetëm heshtje

Covid-19/ Presheva shpall gjendjen e jashtëzakonshme, i kërkon

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin.

Sipas raportimit të zëvendësdrejtorit të shtëpisë së shëndetit “Presheva”, Armend Aliu në mbledhjen e djeshme të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë, që nga fillimi i nëntorit janë regjistruar 74 raste të reja të infektuara me Covid19, duke mos llogaritur numrin e personave që po trajtohen nëpër klinikat private, apo në territorin e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryetari i Preshevës, Aliu, në një intervistë për PreshevaPRESS, ka thënë se për shkak numrit kaq të lartë të infektimeve të reja në 15 ditët e fundit, Shtabi komunal i komunës për gjendje të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka qenë i obliguar të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës së Preshevës.

Ai gjithashtu ka folur edhe për kapacitetet e shtëpisë së shëndetit në Preshevë dhe mundësinë e përballimit të gjendjes së krijuar me pandeminë Covid19 në vend, duke bërë që të kërkojnë  ndihmë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë, por siç shkruan ina online deri tani ka patur vetëm heshtje.

“Qytetarët e infektuar me Covid19, të cilët po kanë gjendje më të rënduar shëndetësore, po trajtohen në spitalet e Vrajës, Surdulicës, dhe rastet më të rënda në spitalin e Nishit, spitale këto që nuk janë edhe afër Preshevës. Ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të e përballuar këtë situatë” ka thënë Aliu.

Të fundit