Flash News
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Gjobiten 4 klube të Superiores, paralajmërohet dhe Skënderbeu
"Krimi këmbëkryq në qeveri", hetuesit ndërkombëtar konfirmojnë: Rama ndërtoi narkoshtetin
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Gjykata cakton burg pa afat për Altin Kukën
Evropa Qendrore po përgatitet për përmbytjet më të këqija në vite
DASH paralajmëron qeverinë e Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë e krijuara ndër vite
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës se veprimet e fundit të pakoordinuara mund të rrezikojnë mundësitë që vendi ka krijuar me ndihmën e ShBA-së.
Gjatë një konference për shtyp, Miller u pyet nga një gazetare serbe nëse do të ndërmerren masa kundër kryeministrit Albin Kurti për “shkelje të vijave të kuqe.”
Ai refuzoi të spekulonte mbi veprimet e mundshme në të ardhmen, por theksoi shqetësimin e ShBA-së lidhur me vendimet e fundit të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. “Besojmë se këto vendime rrezikojnë mundësitë që e kemi ndihmuar Kosovën t’i krijojë,” tha Miller.
Zëdhënësi gjithashtu nënvizoi partneritetin e fortë që ShBA-ja ka pasur me Kosovën që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, dhe inkurajoi qeverinë e Kosovës të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë.
“ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si një demokraci sovrane e multietnike,” shtoi ai.