
Flash News
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Debate të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, Heusgen: Njohja e Kosovës është kusht që Serbia të pranohet në BE
Takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën ka filluar të mërkurën, më 21 tetor, me gjysmë ore vonesë, sepse Rusia kërkonte largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simboleve të Kosovës.
Rusia e cila mbanë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit kërkoi që në fillim largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simbolet e Kosovës nga sfondi i seancës, me shpjegimin se me këtë po "shkeleshin regullat”. Flamuri nuk u largua, dhe takimi vazhdoi siç ishte planifikuar. Takimi ishte virtual, ndërsa në takim morën pjesë edhe minsitri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq si dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Problemet me pandemine
Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin foli fillimisht për problemet me pandeminë Corona, si një nga sfidat që ka hasur Kosova shtatë muajt e fundit. Që kur ka filluar në mars, kriza e COVID -19 ka kaluar në faza të ndryshme. Pandemia ka pasur ulje ngritje, por edhe periudha stabile, ndërkohë që ka shpërthyer sërish tani. Infrastruktura e shëndetit publik në Kosovë nuk ka qenë në gjendje t'i përgjigjet pandemisë me shpejtësinë e përhapjes. Por Kosova nuk është lënë vetëm, tha Tanin, dhe tregoi për ndihmat ndërkombëtare. Tanin foli më tej për takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington dhe Bruksel, duke thënë se ato ”demostrojnë potencialin për arritjen e progresit kur burimet ndërkombëtare kombinohen me lidershipin në bazë”. Tanin foli edhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet e procesit të paqes. Por më së shumti vëmendje në debatet në vijim iu kushtua gjendjes në Kosovë dhe qëndrimeve të kundërta mes palëve. Ndërsa debatet treguan se palët nuk kanë lëvizuar aspak nga qëndrimet e tyre të mëparshme.
Daçiqi sikur po lexon raportin e kaluar...
Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb Daçiq ishte shumë i ngjashëm me të kaluarët, u shpreh ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen. "Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai.
Daçiq tha se "Serbia e merr seriozisht dialogun me Kosovën por ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura 10 vjet më parë” dhe "shkel marrëveshjen e arritur në Uashington, duke vazhduar lobimin për njohjen”. Ai mori në mbrojtje serbët që jetojnë në Kosovë, duke cituar pjesë nga raporti i UNMIK-ut, ku thuhet se "është rritur numri i incidenteve kundër pjesëtarëve të komunitetit serb". Daçiq tha se personat e zhvendosur nuk janë duke u kthyer në Kosovë dhe se Prishtina synon rishikim të historisë, duke thënë se kishat serbe në Kosovë nuk janë serbe. "Ka 20 vjet që Serbia ka bërë çfarë është e nevojshme për të dënuar ata anëtarë të UÇK që kanë bërë krime kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi”, tha ministri Daçiq, i cili foli edhe për Dhomat e Specializuara, shqetësimin e palës serbe për aktivitetet e KFOR-it, i cili patrullon kufijtë bashkë me Policinë e Kosovës, si dhe planet e Kosovës për të futur shërbimin e detyruar ushtarak prej 3 muajsh. Në fund ai kontestoi edhe njohjet e Kosovës duke thënë se është "fake neës" pohimi se Kosovën e kanë njohur 116 vende. Sipas tij, Kososva do të merrte vetëm 92 vota pro, po të votohej sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Haradinaj: Kosova është shtet dhe kjo duhet të kuptohet
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët se "duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se "pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.
Duke folur për krimet e forcave ushtarake jugosllave dhe spastrimit etnik ajo tha se "populli i Kosovës vazhdon të kërkojë drejtësi”. Ministrja Haradinaj-Stublla foli për fushatën serbe kundër njohjes së Kosovës dhe strukturat kriminele në veri të Kosovës. Ajo shprehu keqardhje që Serbia "refuzon të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për të luftuar krimin” dhe që kjo gjë nuk është përmendur në raportin e UNMIK-ut. Ministrja tha se "Serbia po keqpërdor kishën ortodokse". Ajo tregoi për moszbatimin e marrëveshjes teknike 33+ të nënshkruar nga Serbia në Bruksel dhe shkeljen e marrëveshjes së Uashingtonit për personat e pagjetur, diversifikimin e energjisë,
refuzimin e furnizuesve të pabesueshëm të G5 dhe ndalimin e fushatës për "çnjohje” të Kosovës. Ministrja Haradinaj tha se rruga e vetme përpara është rruga e pajtimit, por Serbia duhet të pranojë Kosovën si shtet, të verë para drejtësisë krimet e së kaluarës dhe të kthejë trupat e të zhdukurve. Edhe ambasadori gjerman pranë OKB, Christoph Heusgen mendon kështu.
Heusgen: pala serbe sikur ka harruar krimet e veta
Heusgen tha se "jemi duke dëgjuar për krimet e bëra nga kosovarët", por "kurrë nuk dëgjuam diçka për krimet, pastrimin etnik dhe zhvendosjen masive të bëra në vitet 1998, 1999 kundër kosovarëve”. Duke folur për fushatën serbe kundër njohjeve të Kosovës, ai tha se "miqtë tanë serbë po i venë stërkëmbçin vetes sepse ata duan të futen në BE. Ata duhet të mundohen që Kosova të njihet prej të tjerëve, dhe prej tyre në fund”, sepse njohja e Kosovës është kusht që Serbia të pranohet në BE.
Ambasadori Heusgen thotë se diskutimet e bëra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, tregojnë se moszgjidhja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë mbetet burim tensioni jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për gjithë rajonin.
Deklarata e përbashkët
Në mbyllje të takimit vendet europiane dolën me një deklaratë të përbashkët. Belgjika, Estonia, Franca, Gjermania si dhe Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Irlanda, e quajnë dialogun Prishtinë Beograd, nën mbikqyrjen e BE, obsionin e vetëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata i bëjnë thirrje aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi të punojnë së bashku për të krijuar konsensusin politik. Ata shprehën mbështetjen për të dërguarin special të BE, Miroslav Lajçak. Lajçak nuk u lejua të fliste para Këshillit të Sigurimit, sepse kundërshtoi Rusia.
Edhe ambasadorja amerikane në OKB, Cherith Norman Chalet, mendon se diskutimet do të kishin qenë më të plota, po të ishte dëgjuar edhe përfaqësuesin special i BE. Ajo e quajti 4 shtatorin, "ditë vërtet historike në Shtëpinë e Bardhë” ku presidenti Trump mirëpriti kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Marrëveshjet do të krijojnë kushtet për bashkëpunim më të gjerë, rritjen e besimit dhe vazhdimin e dialogut, tha ajo.
"Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet synim si për SHBA ashtu edhe për BE”. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e SHBA, plotëson bisedimet e organizuara nga BE. Ambasadorja Norman Chalet, tregoi edhe një herë për qëndrimin amerikan ndaj UNMIK-ut: misioni e ka përfunduar detyrën dhe duhet mbyllur.
Edhe sekretari politik i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar pranë OKB, Thomas Phipps, mbështet rishikimin e rolit të UNMIK-ut.
Vassily Nebenzia, ambasadori rus pranë OKB, e filloi fjalimin e tij duke mbështetur ministrin serb Daçiq, që e quan gjendjen në Kosovë, "turbulente”. Ai vlerëson UNMIK-un si të vetmin organizëm ndërkombëtar që vepron në Kosovë në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe "duhet mbështetur në vazhdimin e punës efektive”. Ai i bëri thirrje BE që të kërkojë nga të dy palët zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë dhe atë për komunat serbe që të kenë fuqi ekzekutive. Ai foli për të drejtat e komuniteteve joshqiptare, të cilat nuk janë përmirësuar, dhe foli për shumë nga çështjet që tha ministri serb Daçiq./ DW
Të fundit


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51
Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët
29 Qershor 2025, 13:34
Gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec
29 Qershor 2025, 13:13
Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës
29 Qershor 2025, 12:52
Dështon edhe seanca e 39-të për të zgjedhur kryeparlamentarin e Kosovës
29 Qershor 2025, 12:31
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 12:16
Alarm nga Filipinet: Shqipëria, destinacion në rritje për trafikimin e punëtorëve
29 Qershor 2025, 11:50
PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie
29 Qershor 2025, 11:32
Pas pezullimit 2-vjeçar, Paul Pogba firmos me Monaco-n
29 Qershor 2025, 11:15
A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?
29 Qershor 2025, 11:02



E thotë studimi i ri: ChatGPT mund të dëmtojë trurin tuaj
29 Qershor 2025, 09:25
Dhunë dhe përleshje në protestën e studentëve në Beograd
29 Qershor 2025, 09:12
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
29 Qershor 2025, 08:59
Pushimet çdo vit e më të shtrenjta: Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë
29 Qershor 2025, 08:43
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
29 Qershor 2025, 08:33
Mot i nxehtë, temperaturat arrijnë në 39 gradë Celsius
29 Qershor 2025, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Qershor 2025, 08:01
Ish-këshilltari i Trump: Non grata e Berishës e padrejtë! Duhet të rishihet sa më shpejt
28 Qershor 2025, 22:00
"Neni Basha, i gabuar"/ Bardhi kundër largimit të Berishës me statut
28 Qershor 2025, 21:41
Përplasen dy makina në Pogradec, plagosen 3 persona
28 Qershor 2025, 21:29
Të parët nga fundi... “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë
28 Qershor 2025, 21:10
Lufta me Ukrainën, Putin: Jam i bindur se Rusia do fitojë!
28 Qershor 2025, 20:54
ChatGPT “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi publikon rezultatet shqetësuese
28 Qershor 2025, 20:31
Përplasen 6 makina në Laprakë, përfundojnë në spital dy policë dhe një taksist
28 Qershor 2025, 20:13
"Meta po mbahet në izolim ekstrem"/ Blushi: Nuk i lejohet të takojë asnjë
28 Qershor 2025, 19:57
EMRI/ Shqiptari i kokainës me nëndetëse rrezikon burg të përjetshëm në SHBA
28 Qershor 2025, 19:34

Serbia përgatitet për protestën e madhe studentore kundër Vuçiç
28 Qershor 2025, 18:23
Parada e LGBT+ në Budapest/ Shehu: E majta e paaftë europiane kërkon protagonizëm!
28 Qershor 2025, 18:00
Kishte ardhur me pushime në Lezhë, ndërron jetë i riu nga Kosova
28 Qershor 2025, 17:42
Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret, përfshihet nga flakët mali në Maliq
28 Qershor 2025, 17:18
Vrau Lumturi Zeqjan në Angli, dënohet me burg përjetë anëtari i ‘Hellbanianz’
28 Qershor 2025, 16:58
Përplasja për shqiptarët e dënuar në Britani/ Farage: Do sigurohemi që Rama ta mbajë fjalën!
28 Qershor 2025, 16:38
Evropa në alarm nga vala e të nxehtit, temperaturat shkojnë në 42 gradë!
28 Qershor 2025, 16:19
Rrëzohet palma në bulevardin “Epidamn” në Durrës, bllokohet qarkullimi
28 Qershor 2025, 15:58
OBSH publikon raportin përfundimtar për Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën!
28 Qershor 2025, 15:42
Mbledhja e Kryesisë së PD Sarandë, Zhupa ndan pamjet, mesazhi për demokratët
28 Qershor 2025, 15:22
Shkrumbohet nga flakët një banesë në Shëngjin
28 Qershor 2025, 15:07
Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë
28 Qershor 2025, 14:53
Policia qëllon me armë drejt automjetit ku udhëtonte i riu
28 Qershor 2025, 14:44
Shkrumbohen 4 rulota në Tiranë
28 Qershor 2025, 14:28
"Djali i Skënderit dhe vajza e Gjergjit, një Shqipëri pa garë"
28 Qershor 2025, 14:10

Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro
28 Qershor 2025, 13:23
Vasili: Skandalet qeveritare trajtohen si normalitet, shteti po shkatërrohet!
28 Qershor 2025, 13:00
Shqiptari s’ble dot banesë, por Shakohoxha e gjen gjithmonë një rrëfim sportiv për krizën
28 Qershor 2025, 12:42
Zjarr në Laprakë, flakët përfshijnë zonën përballë shkollës 'Aleks Buda'
28 Qershor 2025, 12:27
“Një në 50 shqiptarë janë në burg”, Rama sfidon Farage: Provoji dhe i marr të gjithë
28 Qershor 2025, 12:11
Abuzimet me tenderat e UBT-së, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë
28 Qershor 2025, 11:50

Ja se sa herë duhet të bëni dush përgjatë gjithë javës, sipas dermatologes
28 Qershor 2025, 11:17
Një vit pas vdekjes së babait, ndërron jetë dhe ish-futbollisti i njohur
28 Qershor 2025, 10:55
Kultivuan k*nabis, arrestohen babë e bir në Tepelenë
28 Qershor 2025, 10:36
Situata me zjarret në vend, në 24 orët e fundit u raportuan 9 vatra zjarri
28 Qershor 2025, 10:17
PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik
28 Qershor 2025, 10:02

Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë
28 Qershor 2025, 09:33

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
28 Qershor 2025, 08:56
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
28 Qershor 2025, 08:39
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
28 Qershor 2025, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Qershor 2025, 07:54
Gazetari: 1/4 e familjeve shqiptare jeton vetëm me paratë e emigracionit
27 Qershor 2025, 22:53
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor 2025, 22:29
Falsifikagtori i kombit
27 Qershor 2025, 21:58
Përfshihet nga flakët një stallë në Fier, digjen mjete bujqësore e dengje bari
27 Qershor 2025, 21:46
Taulant Xhaka prezantohet si trajner-lojtar te i skuadra shqiptare në Zvicër
27 Qershor 2025, 21:39


Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë: shin gati të përplaseshin në një luftë të madhe
27 Qershor 2025, 21:10
Tragjedi në Francë/ Bie avioni, humbin jetën 3 persona
27 Qershor 2025, 20:54