Flash News

Kosova

Deklarata e Vuçiç, Hoti në një linjë me Osmanin: BE dhe NATO të reagojnë ndaj këtij provokimi, Kosova e përkushtuar për paqe

Deklarata e Vuçiç, Hoti në një linjë me Osmanin: BE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç , i cili paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, atëherë mund të shpërthejë një konflikt, duke marrë si shembull konfliktin e armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Hoti ka thënë se deklaratat e Vuçiqit nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

Përmes një postimi në profilin zyrtar, Hoti thotë se pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojnë ndaj këtyre provokimeve.

“Kosova e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojë ndaj këtyre provokimeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë”, thotë Hoti.

Të fundit