Flash News

Kosova

Deklarata për dialogun Kosovë-Serbi, ish-ministrja Tahiri thirrje Ramës: Mos e përmend më, bëre gabim historik kur ndërhyre

Deklarata për dialogun Kosovë-Serbi, ish-ministrja Tahiri thirrje

Ish-negociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ish ministrja e Jashtme, Edita Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Ramës që të mos e përmendë më çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri shkruan se një herë që ndërhyri, bëri gabim historik.

Degjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosove-Serbi ne nje kontekst ndërmjetësimi. Eshte mire qe kurrë mos ta përmendë ma sepse njehere kur nderhyri beri gabim historik duke tentuar qe ti ndryshoj kufijtë e Kosoves ne favor te Serbise e skenareve serbomedha te Vuciqit e Millosheviqit!”, shkruan Tahiri.

Pak ditë më parë, në drekën e punës që pati me presidentin francez, Emanuelle Macron tha se u diskutua edhe për dialogun e Serbisë dhe Kosovës. I pyetur nëser do të jetë ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se nuk ishte njeriu i duhur.

Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme.

Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”

 

 

 

Të fundit