Flash News

Kosova

Deklaratat e Vuçiçit për shërbimin ushtarak, Hoti i shkruan letër QUINT-it

Deklaratat e Vuçiçit për shërbimin ushtarak, Hoti i
Avdullah Hoti, Aleksandër Vuçiç

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili kërkoi rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi. Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan se këto deklarata të Vuçiçit duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.

“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi”, shkruan Hoti.

Gjithashtu kryeministri në detyrë i ka dërguar një letër ambasadorëve të vendeve anëtare të QUINT’it dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar reagimin e tyre, pas deklaratave nxitëse të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Të fundit