Flash News

Kosova

Ky është 39-vjeçari që mbeti viktimë e të shtënave në Prishtinë

Ky është 39-vjeçari që mbeti viktimë e të

Personi që shihni ne foto është 39-vjeçari, Kastriot Ramadani ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ramadani humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në Prishtinë. 

Policia bëri të ditur se si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftim.

Të fundit