Flash News

Kosova

Del rezultati final i zgjedhjeve në Kosovë/ Vetëvendosja fiton 58 deputetë, i duhen dhe tre për formimin e qeverisë

Del rezultati final i zgjedhjeve në Kosovë/ Vetëvendosja fiton 58

Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse në Kuvendin e ri, pasi i është shtuar edhe një deputet pas numërimit të votave nga diaspora. Vetëvendosja ka marrë 44.252 vota nga diaspora, apo 78.51 % të gjitha këtyre votave. Në total Vetëvendosje ka marrë 437.741 vota, apo 49.99 %, që i bie 58 deputetë.

Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 19 vende, me 16.8 % të votave. Ndërsa pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 deputetë, me 12.6 % të votave dhe më pas AAK-ja me tetë deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

KQZ-ja do t’i shpallë rezultatet të enjten, ndërsa certifikimi i tyre mund të vonojë disa ditë, pasi subjektet politike do ta kenë opsionin për t’u ankuar në PZAP e po ashtu edhe në Gjykatën Supreme.

Për formimin e qeverisë së Kosovës, nevojiten më së paku 61 vota të deputetëve të kuvendit dhe Vetëvendosja nuk mund ta formojë dot e vetme. Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar.

Rezultatet përfundimtare:

LVV – 58 deputetë

PDK – 19 deputetë

LDK – 15 deputetë

AAK – 8 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

KDTP – 2 deputetë

RI – 2 deputetë

IRDK – 1 deputet

Vakat – 1 deputet

Del rezultati final i zgjedhjeve në Kosovë/ Vetëvendosja fiton 58

Të fundit