Flash News

Kosova

Del shkaku i aksidentit të autobusit nga Kosova në Kroaci, shoferin e zuri gjumi në timon

Del shkaku i aksidentit të autobusit nga Kosova në Kroaci, shoferin e

Pas hetimeve të kryera deri më tani është zbuluar shkaku i aksidentit në Kroaci, ku humbën jetën 10 shqiptarë nga Kosova dhe u plagosën më shumë se 40 të tjerë.

Mediat kroate shkruajnë se shoferin e kishte zënë gjumi dhe për pasojë autobusi që vinte nga Frankfurti për në Prishtinë doli nga rruga dhe u aksidentua. Ai është shoqëruar në polici.

"Ai tha se ra në gjumë për një moment", tha Slavko Pranjić, zyrtar i prokurorisë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Slavonski Brod. 15 persona janë në gjendje të rëndë për jetën. Në autobus ndodheshin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, një prej të cilëve së bashku me 9 qytetarë ndërruan jetë.

Të fundit