Flash News

Kosova

Dënohen në Hagë tre ish-luftëtarë të UÇK-së

Dënohen në Hagë tre ish-luftëtarë të
Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari


Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë shpallën fajtorë dhe kanë dënuar tre ish-luftëtarë të UÇK-së, Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari për akuzat që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Gjykata pranoi marrëveshjen e fajësisë që të tre të akuzuarit kishin arritur më parë me Prokurorinë e Specializuar.

Sipas vendimit, Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim, ndërsa Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u dënuan me 2 vjet burgim secili.

Të akuzuarit pranuan fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, pasi në fund të dhjetorit 2024 kishin arritur një marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë.

 

Të fundit