Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Deputeti gjerman: Nëse pas sulmit në Veri qëndron Serbia, BE duhet t’i jap fund negociatave me të
Deputeti gjerman, Michael Roth ka dënuar sulmin e mbrëjes së djeshme në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një “akt terrorist”.
Përmes një mesazhi në X, Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman.
Das sind russische Terror-Methoden gegen ein souveränes Land im Herzen Europas. Diese Anschläge müssen schonungslos aufgeklärt werden. Sollte Serbien wirklich dahinter stecken, was ich nicht hoffe, dann wäre dies das Ende der EU-Verhandlungen mit Serbien. https://t.co/qfZ2H8WZe4
— Michael Roth - official ???????????????????????????????? (@MiRo_SPD) November 30, 2024
Sulmi me eksploziv nuk dihet ende se nga kush u krye, por Kosova tha se ishte sulm terrorist i nxitur nga shteti i Serbisë me qëllim për ta shkatërruar infrastrukturën kritike. Shpërthimi rrezikoi furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshem për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.