Flash News

Kosova

Deputeti gjerman: Të liberalizohen vizat për Kosovën, BE-ja po humb kredibilitetin

Deputeti gjerman: Të liberalizohen vizat për Kosovën, BE-ja po

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë që kosovarëve të iu liberalizohen sa më shpejtë vizat, raporton Gazeta Express.

Në një postim në Facebook, Beyer ka cituar diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger që ka pasur të njëjtën kërkesë, duke thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij.

Ai thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë tani.

“Siç kishte thënë ambasadori Prof. Wolfgang Ischinger:” Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së.

Ka vonuar shumë – besueshmëria e BE është në rrezik! “- me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer.

Të fundit