Flash News

Kosova

Paralajmërimi i deputetit: Do të digjen institucionet në veri të Kosovës

Paralajmërimi i deputetit: Do të digjen institucionet në veri

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se rreziku për përshkallëzimin e situatës në veri është i madh. Ai ka thënë se situate mund të shkojë deri në djegien e institucioneve të Kosovës si kundërpërgjigje nga serbët.

“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.

Sipas tij, beteja e Serbisë është më i bind Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serb në veri.

 

Të fundit