Flash News

Kosova

Deputeti i Kosovës zbardh prapaskenat: Rama ndërpreu ‘Open Balkan’ për shkak të Vuçiç

Deputeti i Kosovës zbardh prapaskenat: Rama ndërpreu ‘Open

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka zbardhur prapaskenat se pse kryeministri Rama ndërpreu pjesëmarrjen e Shqipërisë në Open Balkan.

Duke folur në Euroneës Albania, Berisha tha se mori vesh se presidenti serb ishte thirrur në Hagë.

“Unë kam qenë në dilemë se si ka mundësi që në një moment pati një ndryshim kaq radikal të përmbyllet misioni i Open Balkan.

Mësova se zoti Vuçiç është marrë në pyetje nga Dhomat Speciale për Serbinë në Hagë dhe do të jetë dëshmitar dhe aty për krimet e luftës e kryera në Kosovë dhe Bosnjë atëherë kuptova se ekipi inicues i asocacionit po shpërbëhet edhe po kthen prapë në Procesin e Berlinit”, tha Berisha.

AI shtoi se  Vuçiç është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë në lidhje me krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë.

“Vuçiçi mes datave 26 dhe 28 është marrë në pyetje nga dhomat e Specializuara për Serbinë për krimet e luftës në Bosnjë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë. Edhe Vuçiçi edhe Daçiçi janë marrë në pyetje atje. Presidenti serb e ka një situatë shumë destabile brenda vendit. Ai ka dhënë shumë deponime për kryerjen e krimeve në radhën e politikës serbe, për Sheshelin e të tjerë” tha Berisha.

 

 

Të fundit