Flash News

Kosova

Deputeti rrethon foltoren me shiritin “rrezik”, tensione në Parlamentin e Kosovës

Deputeti rrethon foltoren me shiritin “rrezik”, tensione në

Seanca parlamentare në Kosovë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve.

Deputeti Haki Abazi vendosi shiritin me mbishkrimin ‘rrezik’, pasi ditën e mërkurë u publikuan disa audio-incizime të deputetes Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radoiçiç.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të bashkëpunojnë me LVV-në për asnjë marrëveshje përderisa e kanë në krye të partisë Mimoza Kusari Lila.

“Mimoza Kusari – Lila solli në Kuvend Listën Serbe, kjo të kërkojë falje. Sepse ne nuk e kemi sjellë Listën Serbe, sepse po i shohim audio-incizimet tua me Milan Radoiçiç. Në asnjë çështje nuk do të bashkëpunojmë me ju, për asnjë marrëveshje derisa ta keni Mimoza Kusari – Lila. Kërkojmë debat për ndikimin e Radoiçiçit në Kuvend”, tha ai.

Të fundit