Flash News

Kosova

Deputeti shqiptar në Serbi: 4 kanale ndërprenë transmetimin kur fliste Albin Kurti në OKB

Deputeti shqiptar në Serbi: 4 kanale ndërprenë transmetimin kur

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi deklaron se disa media në Serbi nuk transmetuan fjalimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në platformën “X”, Kamberi shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa ato në Kosovë e kanë transmetuar të gjithë fjalimin e presidentit serb.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre kanale te tjera serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, shkruan Kamberi.

 

 

 

Të fundit