Flash News

Kosova

Deputeti ukrainas i kërkon Zelenskyt të njohë pavarësinë e Kosovës: Arsyet pse duhet ta bëjë

Deputeti ukrainas i kërkon Zelenskyt të njohë

Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonchaernko i ka kërkuar presidentin Volodymyr Zelensky njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina është një nga shtetet që nuk e ka njohur Kosovën, por pavarësisht kësaj, Prishtina zyrtare e ka dënuar pushtimin rus dhe e ka mbështetur Kievin.

Gonchaernko ka bërë të ditur se i dërguar një peticion Zelenskyt, ndërsa shkruan në rrjetet sociale se:

“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”.

Deputeti ka renditur arsyet pse duhet të njihet pavarësia e Kosovës.

“Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset ‘i njëjti rend si Putini më 24 shkurt’ në Ballkan. Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç folën për ‘denazifikimin e Ballkanit’. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare”, shkruan ai.

Deputeti ukrainas i kërkon Zelenskyt të njohë

Të fundit