Flash News

Kosova

Deputeti ukrainas për tensionet në Kosovë: Po përsëritet skenari i Vladimir Putin-it

Deputeti ukrainas për tensionet në Kosovë: Po

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko shprehet se Rusia qëndron pas Serbisë në lidhje me tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, pas vendimit për reciprocitetin.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Goncharenko tha se në Kosovë është përdorur i njëjti skenar, që Putin përdori për pushtimin e Ukrainës, me qëllim kryesor denazifikimi.

“Jam i sigurt për këtë dhe e them hapur. Përsëritje pikërisht të skenarit të Putinit, ku pikërisht deputetët e Serbisë po fillojnë dhe thonë se po bëjme denazifikimin e Ballkanit, është i njëjti skenar si me ne, pra për denazifikimin e Ukrainës, dhe denafizikim do të thotë vrasje e ukrainasve dhe do të thotë gjenocid. E di sepse janë rusët mbrapa dhe fatkeqësisht Serbia kërkon që të jetë pjesë e Evropës dhe në të njëjtën kohë thonë se janë miq të Rusisë dhe nuk e dimë sesi do të bëhet kjo”, u shpreh deputeti ukrainas.

Të fundit