Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputetja boshnjake, letër Ramës: Pse s’e votuat rezolutën për Srebenicën, a është arsye raporti juaj me Vuçiçin?

Deputetja boshnjake, Sabina Cudiç, i ka dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas refuzimit të Parlamentit shqiptar për ta votuar një rezolutë që do t’i dënonte krimet gjenocidiale të Serbisë në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës.
Ajo ka pyetur Ramën për arsyet e refuzimit të rezolutës dhe ka hipotetizuar nëse arsyeja është bashkëpunimi i tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në projektin Ballkani i Hapur.
Ajo, përmes kësaj letre, i thotë Ramës se dëshiron që Shqipëria të jetë krah Perëndimit dhe jo në pozicionin, siç shkruan, ku ishte në kohën e Enver Hoxhës.
Në letrën që deputetja i ka nisur Ramës, kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka konstatuar që në vitin 1995, se janë vrarë mbi 8,000 njerëz dhe janë dëbuar mbi 40,000 qytetarë boshnjakë nga lufta me Serbinë.
Duke shpjeguar faktet, Cudiç ka kërkuar shpjegim nga kryeministri shqiptar se përse rezoluta nuk ka hyrë në agjendën e Kuvendit të Shqipërisë, raporton Gazeta Express.
“Në fillim ju përkujtoi që Gjykata Ndërkmbëtare e Hagës, në korrik të vitit 1995 ka konstatuar që janë vrarë më shumë se 8000 njerëz, dhe janë dëbuar mbi 40.000 qytetarë,ku shumica nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre. Ne ende po i kërkojmë mbetjet mortore të mbi 1000 viktimave. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë pa asnjë dyshim kanë konstatuar se ndaj boshnjakëve të Srebërnicës është bërë gjenocid. Fatkeqësisht me duhet tu a rikujtoi me dhembje edhe në vitin 2022. Këto janë gjëra që nuk duhet të jenë objekt spekulimesh politike, nëse vërtetë ekziston vullneti politik që ky gjenocid të gjykohet me Rezolutë. Mbështetur nga deklaratat tuaja në të cilat e pranoni gjenocidin si dhe deklaratat e liderëve opozitarë të Shqipërisë, vullneti politik ekziston. Andaj keni detyrim t’i shpjegoni opinionit evropianë, veçmas shqiptarëve dhe boshnjako-hervegovasëve, pse Rezoluta për gjykimin e gjenocidit në Srebërnicë nuk hyri në agjendën e Kuvendit të Shqipërisë”, ka shkruar ajo.
Ajo, duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar, ka thënë se mënyra e tij joargumentative e të shpjeguarit për rastin në fjalë, është poshtëruese për viktimat dhe të gjithë njerëzit. Ajo ka shprehur përshtypjen e saj, që Rama nuk e ka pranuar votimin e rezolutës vetëm sepse ishte propozuar nga një parti opozitare.
“Mënyra e Juaj lakonike për t’ia bartur përgjegjësinë opozitës nëpërmjet një Tëitëer-i, që nuk argumentoni asgjë, është poshtëruese, si për viktimat ashtu edhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët dënimin e gjenocidit nuk e shohin si problem privat dhe institucional, por si një justifikim për mos ta bërë këtë. Kjo më forcon mendimin se Rezoluta është përdorur për përleshje të brendshme politike në vendin tuaj. Për të qenë e drejtpërdrejtë, përshtypja e parë që më është imponuar, por që i imponohet edhe mbarë opinionit publik, është se problemi qëndron në faktin se propozimi ka ardhur nga partia opozitare”, ka shkruar tutje deputetja.
“Po ju përkujtoi se askush nuk e ka penguar partinë e Juaj, që të propozojë dhe miratojë Rezolutën, pasi e keni shumicën në Parlament. Ju nuk e keni bërë këtë, por përgjegjësia morale dhe njerëzore dhe minimumi i arsyes politike, ka kërkuar që ta fusni në rend dite edhe pse ka ardhë nga kundërshtarët e juaj. Nëse kishit ndonjë mospajtim me përmbajtjen e saj, Parlamenti është vendi ku duhej të arrihej një konsensus i plotë lidhur me tekstin e Rezolutës”, ka vazhduar tutje në letrën e saj deputetja.
Po ashtu, deputetja ka spekuluar, duke akuzuar Ramën se ai mund ta ketë refuzuar rezolutën edhe për shkak të implikimit të tij në çështjen e Ballkanit të Hapur, një projekt ku Rama bashkëpunon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
“Përshtypja tjetër e justifikuar, është se e keni shtyrë Rezolutën (e refuzuat?) për shkak të planeve në politikën e jashtme të Qeverisë Tuaj që konsistojnë me Ballkanin e Hapur dhe negociatat me Aleksandar Vuçiqin. Ju keni obligim të sqaroni se a ekziston për Ju ndonjë lëshim në politikën e jashtme që vlen të poshtroni viktimat e gjenocidit dhe nëse po, për çfarë bëhet fjalë. Dua të besoj se nuk është kështu. Ajo, që është e rëndësishme të dini, dhe ajo që ju duket se nuk jeni në dijeni, është se dënimi institucional i gjenocidit të Srebrenicës është një element koheziv i të gjitha forcave në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të arritjeve më të mëdha të qytetërimit modern. Në anën e kundërt, janë forcat e udhëhequra nga Rusia. Në kontekstin e agresionit të tyre në Ukrainë dhe mundësinë e një gjenocidi të ri në Evropë, kjo nuk është më vetëm një ndarje vlerash,por edhe një ndarje blloku dhe llogore. Gjenocidi në Srebrenicë është vendi që e pozicionon Shqipërinë në atë ndarje më shumë se çdo gjë tjetër”, thuhet në letrën e deputetes,.
Cudiç shkon tutje, duke i thënë Ramës se ajo dëshiron që Shqipëria të jetë me Perëndimin dhe ajo aty ku ishte në kohën e Enver Hoxhës.
“Për respektin tim të madh për popullin shqiptar, dëshiroj që Shqipëria të jetë me Perëndimin dhe jo aty ku ishte në kohën e Enver Hoxhës. Përgjegjësia që keni ndaj popullit tuaj do të vendosë për këtë, dhe kjo reflektohet edhe në përgjegjësinë tuaj ndaj popullit të BosnjëHercegovinës, veçanërisht ndaj 8372 viktimave të gjenocidit dhe të gjithë atyre që ishin në lidhje familjare dhe miqësore. Shpresoj që Rezoluta për dënimin e viktimave të Srebërnicës do të aprovohet pa përjashtim nga të gjithë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë në seacën e korrikut. Përgjigjet tuaja të sinqerta, në pyetjet që ju kam parashtruar, padyshim do të kontribuojnë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Shqipërisë, që do të mbeten miqësore edhe në planin politik. Në nivelin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve tanë, ato asnjëherë nuk janë vënë në dyshim”, thuhet në fund. /GazetaExpress/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38