Flash News

Kosova

"Deri në fund të vitit do të kem 2 milionë vaksina", ministri i Shëndetësisë së Kosovës kritika për qeverinë Hoti

"Deri në fund të vitit do të kem 2 milionë
Arben Vitia

Kosova do të sigurojë 2 milionë vaksina deri në fund të këtij viti. Kështu bëri me dije ministri i shëndetësisë, Arben Vitia përmes një deklaratë për mediat.

Ai tha se situata e Covid-19 në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm. Vitia u shpreh se për sigurimin e vaksinave, Kosova nuk ka pasur mbështetje, por i ka lidhur vetë kontaktet.

Ministria ka kritikuar qeverinë Hoti, duke theksuar se plani i vaksinimit vetëm sa ka qenë i hartuar, ndërsa vaksinat janë siguruar më vonë.

“Sa i përket vaksinimit, në momentin e ardhjes sime në detyrë, plani për vaksinim veçse ka ekzistuar dhe ne brenda javës kemi pranuar kontingjentin e parë të vaksinave nga COVAX.

Sa i përket furnizimit me vaksina, neve nuk na u është ofruar ndonjë kontakt me prodhuesit, ne i kemi vënë kontaktet dhe tashmë e kemi nënshkruar një kontratë. Neve nuk na është ofruar as marrëveshja e konfidencialitetit, ato na është dashur t’i sigurojmë nga prodhuesi.

Siç jeni të informuar, gjatë kësaj kohe është me rëndësi të përmendet që janë siguruar edhe 1 milion e 200 mijë e bashkë me dozat e kaluara, deri në fund të vitit do të kemi deri 2 milionë vaksina”, tha Vitia.

Të fundit