Flash News

Kosova

Dështimi për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos masë të përkohshme

Dështimi për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj deputetëve të zgjedhur të Kuvendit si dhe u ka ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa është vendosur  me arsyetimin se çdo veprim pas kësaj date mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.


“Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve për Kuvend, dhe për këtë arsye ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur pas 26 korrikut është në interes publik”, thuhet në vendimin e publikuar.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetëve u ndalohet të marrin vendime. 

Sipas Gjykatës, vendimi është marrë me qëllim ruajtjen e rendit kushtetues dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës, derisa të shqyrtohen kërkesat që kanë sjellë deri te kjo masë.

 

Të fundit